Kjo gjë i ndodh vetëm Kombëtares angleze

  • 20 June 2018 - 22:57
Kjo gjë i ndodh vetëm Kombëtares angleze

Një gjë e papritur por e dhimbshme ka ndodhur sot në Kombëtaren e Anglisë

Papritur dhe pakujtuar menaxheri i Anglisë Gareth Southgate e ka nxjerrur krahun, derisa ishte duke vrapuar mëngjesin e së mërkurës.

Lojtarët e kishin një ditë pushim por Southgate vuajtur nga ky lëndim gjatë vrapimit afër bazës stërvitore të Anglisë në Repino.

“Mjekët e bën të qartë që të festosh me dorën lart nuk është një opsion i mirë”, tha Southgate, i cili ishte hedhur shumë lart kur Anglia kishte shënuar golin e fitores kundër Tinizisë të hënën për rezultat 2-1.

“Nuk do të festojë më golat në këtë mënyrë atletike”, shtoi ai.

Southgate, i cili tani mban të veshur një jelek për dorën, është trajtuar në një spital afër ku është asistuar nga mjeku i Anglisë Rob Chakraverty.

Anglia përballet me Panamanë në ndeshjen e dytë të Grupit G në Rusi të dielën në stadiumin Nizhny Novgorod.

“Më mirë që me ka ndodhur mua dhe jo lojtarëve”, shtoi Southgate.

“Ne kemi një skuadër kaq të bashkuar dhe ata ishin të shpejt pavarësisht se u penguan nga mickojat. Edhe mua me kanë ndihmuar dhe me vjen keq që sot arrita t’ua prish ditën e pushimit”.

 

(Kosova Sot)