“Messi dhe Ronaldo mund ta fitojnë Botërorin të vetëm”

  • 21 June 2018 - 16:26
“Messi dhe Ronaldo mund ta fitojnë Botërorin të vetëm”

Kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer, ka zgjedhur favoritët e tij të cilët mund ta fitojnë Botërorin.

Edhe pse Argjentina dhe Portugalia nuk shihen si favoritë, ai beson se ndikimi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos mund t’i qojë drejt fitores.

I pyetur nga Goal se kush është favorit për ta fituar titullin e Botërorit, lojtari i Sevillas u përgjigj: “Në këtë moment është e vështirë të zgjedhësh vetëm një. E shoh Spanjën, Francën, Gjermaninë dhe Brazilin si favoritët kryesorë”, tha Kjaer.

“Messi dhe Ronaldo janë jashtëtokësorë sipas opinionit tim, dhe mbi të gjithë të tjerët në botën e futbollit”, vazhdoi danezi.

“Kam luajtur kundër tyre nga afër në stinorin e kaluar në LaLiga, dhe që të dy mund të fitojnë titullin për vendet e tyre”.

Ndërkohë, Kjaer shpreson se Danimarka pas 16 ndeshjeve pa humbje do të vazhdojë të tregojë formë të mirë edhe në Rusi, pas fitores së parë kundër Perusë me rezultat 1-0 në fazën e grupeve.


(Kosova Sot)