Kroos: Disa persona në Gjermani do të gëzoheshin sikur ne të eliminoheshin sot, ama s'është aq e lehtë

  • 23 June 2018 - 23:40
Kroos: Disa persona në Gjermani do të gëzoheshin sikur ne të eliminoheshin sot, ama s'është aq e lehtë

Toni Kroos, njeriu që ia siguroi Gjermanisë një fitore tejet të rëndësishme duke ia shpëtuar Botërorin, ka folur pas ndeshjes.

Mesfushori i Real Madridit ka thënë se ndien se disa persona në Gjermani do të lumturoheshin sikur Gjermania të eliminohej sot nga Kupa e Botës.

“Ndiej se disa persona në Gjermani do të lumturoheshin sikur ne të eliminoheshim sot. Ama, nuk është kaq e thjesht”, ka thënë Kroos pas ndeshjes.

Falë Kroos, Gjermania do ta kërkojë kualifikim në mesin e 16 skuadrave më të mira të mërkurën kundër Koresë Jugore.

Kjo është ndeshje e Grupit F pas xhiros së dytë.


(Kosova Sot)