Harry Kane – Dua Lipa, kjo nuk pritej

  • 24 June 2018 - 18:55
Harry Kane – Dua Lipa, kjo nuk pritej

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane ka shënuar hat-trick në ndeshjen e sotme kundër Panamasë, të cilën anglezët e fituan me rezultat 6:1.

Mirëpo, siç duket Kane është një admirues i madh i këngëtares shqiptare, Dua Lipa.

Një televizion brazilian i kërkon çdo lojtari që shënon hat-trick që të përzgjedhë një këngë që më pas ajo të lëshohet në studio.

Harry Kane kërkoi nga ekipi i TV brazilian që të lëshohej kënga e Dua Lipa dhe Calvin Harris “One Kiss”.“Hmmm, unë nuk isha i përgatitur për këtë lojë… Dua këngën One Kiss nga Calvin Harris dhe Dua Lipa”, tha sulmuesi i Anglisë, Harry Kane.

 

 

(Kosova Sot)