Kolumbia i dërgon në shtëpi Lewandowskin me shokë

  • 24 June 2018 - 22:17
Kolumbia i dërgon në shtëpi Lewandowskin me shokë

Kolumbia ka arkëtuar pikët e para në Kupën e Botës, pas triumfit 3-0 ndaj Polonisë.

Kolumbia ka mbajtur gjallë shpresat për një vend në fazën tjetër të Kupës së Botës, pas fitores 3-0 në ndeshjen e dytë kundër Polonisë, kjo e fundit edhe zyrtarisht është jashtë Botërorit.

Yerry Mina 40’, Radamel Falcao 70’ dhe Juan Cuadrado 75’ – shënuan për fitoren e madhe të Kolumbisë që falë fitores së sotme e barazimit 2-2 mes Japonisë e Senegalit, mban gjallë shpresat për të avancuar më tej.

Kolumbia tani ka tri pikë, një më pak se Japonia e Senegali dhe pikërisht kundër kësaj të fundit me 28 qershor, do të kërkojë biletën për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Rusi. 

 

 

(Kosova Sot)