Lazio i refuzon 2 oferta për yllin shqiptar

  • 25 June 2018 - 17:23
Lazio i refuzon 2 oferta për yllin shqiptar

Lazio ka refuzuar ofertat e Napolit për Strakoshan

Raportohet se Napoli është refuzuar dy herë nga Lazio për Thomas Strakoshan.

Napoli bëri një ofertë me shumën prej 10 milionë eurosh plus Nikola Maksimovic, para se të bëjë ofertën tjetër e cila ishte 18 milionë euro plus Lorenzo Tonelli, mirëpo që të dyja janë refuzuar, raportojnë mediat italiane.

Lazio nuk janë në presion për ta shitur Strakoshan, i cili ka ngjallur interesim edhe tek Liverpool.


(Kosova Sot)