Rekord: Njihuni me futbollistin më të vjetër në histori të Botërorit

  • 25 June 2018 - 18:42
Rekord: Njihuni me futbollistin më të vjetër në histori të Botërorit

Portieri i Egjiptit, Essam El-Hadary, është bërë lojtari më i vjetër që paraqitet në një ndeshje të Kupës së Botës.

El-Hadary është dy vite e 158 ditë më i vjetër se kolumbiani Faryd Mondragon, i cili e ka mbajtur këtë rekord deri tani.
 

Image

 

Portieri egjiptian i ka 45 vjet e 161 ditë.

Për më tepër, El-Hadary është më i vjetër se tre trajnerë në Kupën e Botës Rusia 2018: 179 ditë më i vjetër se Roberto Martinez, 413 ditë më i vjetër se Mladen Krstajic dhe 1164 ditë më i vjetër se Aliou Cisse. 


(Kosova Sot)