Çmenden serbët, e quajnë të turpshëm vendimin e FIFA’s

  • 25 June 2018 - 20:27
Çmenden serbët, e quajnë të turpshëm vendimin e FIFA’s

Serbët nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e fundit për dy futbollistët kosovarë të Zvicrës

Gazeta Blic e Beogradit e ka quajtur të turpshëm vendimin për ta dënuar më gjobë presidentin e Federatës Serbe të Futbollit, Slavisha Kokes dhe trajnerin Mladen Krstajiq më nga 5000 franga zvicerane.

Madje, FIFA i ka paralajmëruar personat në fjalë që nëse do të përsëriten gabimet e njëjta ata do të këtë pasoja edhe më të rënda.

FSF është dënuar sot më 54 mijë franga për shkak të përdorimit të mesazheve diskriminuese të fansave dhe hedhjen e mjetëve të forta në terren.

Kurse dy zyrtarët serb u dënuan për shkak se komentonin vazhdimisht vendimet e gjyqtarit të ndeshjes Felix Brych.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u dënuan vetëm më nga 10 mijë franga zvicerane, kurse Lichtsteiner më 5000 franga.

E ky dënim duket se ka çmend mediat serbe të cilat janë duke vajtuar se pse Serbia u dënua dyfish më shumë se Zvicra. 

(Kosova Sot)