Presidentja kroate Kitarovic, uron Kroacinë për triumfin kundrejt Anglisë (Foto)

  • 11 July 2018 - 23:14
Presidentja kroate Kitarovic, uron Kroacinë për triumfin kundrejt Anglisë (Foto)

Kroacia ka arritur ta mposhtë Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, me rezultat 2 me 1.

Për këtë lajm të gëzueshëm për kroatët, ka reaguar menjëherë presidentja Kolinda Grabar Kitarovic.

Ajo ka uruar Kombëtaren kroate për këtë sukses.

Për dallim prej ndeshjeve të kaluara, Kitaroviq sonte nuk ishte në stadiumin ku u zhvillua ndeshja, për shkak të pjesëmarrjes në Samitin e NATO’s, transmeton "Kosova Sot Online".

“Populli im, ia arritët. Bravo, të zjarrëve. Bravo krejt fansave. Kroacia është në finale”, shkruan shkurt ajo, teksa ka publikuar një fotografi të saj në Facebook.

Image

 

 

(Kosova Sot)