“Kroacia ka treguar karakter” - Sport - Kosova Sot
“Kroacia ka treguar karakter”

“Kroacia ka treguar karakter”

Ivan Perisic ka thënë se shënimi i golit për ta dërguar Kroacinë për herë të parë në finale është një ëndërr e fëmijërisë e cila u bë realitet.

Lojtari i Interi është shpallur nga FIFA Lojtari i Ndeshjes pas golit dhe asistimit për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic, në vazhdime, pas rikthimit të rezultatit nga 1-0 në 2-1, kështu duke siguruar vendin në finalen e madhe kundër Francës që do të zhvillohet në Moskë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është gjysmëfinalja për një shtet të vogël si Koracia”, tha Perisic pas ndeshjes.

“Ne kemi filluar ngadalë lojën por më pas treguam karakter, ashtu si në dy ndeshjet e fundit në të cilat ishim në disavantazh me nga një gol”.

“Kur isha në vendlindjen time, në Omis, para 20 viteve. Bëja tifo për Kroacinë, duke veshur një fanellë të Kroacisë, dhe unë vetëm mund të ëndërroja për të luajtur për vendin tim dhe për të shënuar njërin nga golat më të rëndësishëm për të na dërguar në finale”.

(Kosova Sot)

8 orë e 43 minuta më parë
18/07/18