Legjenda angleze komenton dukjen e presidentes kroate pas humbjes nga ekipi kroat
Legjenda angleze Jeremy Clarkson pas fitores së mbrëmshme të Kroacisë ndaj Anglisë nuk ka ngurruar për ta lavdëruar edhe presidenten kroate.
Finalja e Kampionatit Botëror tashmë është afruar, dhe zyrtarisht dihet se Kroacia dhe Franca do të luajnë në ndeshjen finale.
Pas fitores së mbrëmshme, me epërsi 2:1 për Kroacinë ndaj Anglisë, legjenda angleze, Clarkson, ka shkruar diçka mjaftë interesante në rrjetin social Twitter.
“Ju lumtë Kroacia. Ju ishit më të mirë se ne. Edhe Presidentja e juaj është më e mirë se e jona”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot)