Fekir ende e do transferin në Liverpool - Sport - Kosova Sot
Fekir ende e do transferin në Liverpool

Fekir ende e do transferin në Liverpool

Propozimi që Fekir të kalojë në Liverpool ende është i mundshëm pasi që lojtari i ka thënë pronarit të Lyonit, Jean Michel Aulas se ai ende dëshiron ti bashkohet skuadrës se Jurgen Klopp

Sipas Daily Mirror, francezi që ishte afër ti bashkohet Liverpoolit para Botërorit, por marrëveshja nuk u realizua për shkak të disa problemeve me testet mjekësore të tij.

Megjithatë, Mirror raporton që Fekir dhe Aulas kanë bërë një marrëveshje gojore që të rihapen negociatat për lëvizjen e tij në Liverpool.

Raporti vazhdon dhe thotë që Liverpool nuk do të rikthehej në marrëveshje në terma origjinal, por do të ristrukturojë atë duke u kthyer të pika fillestare.

Ristrukturim nuk do të thotë që marrëveshja me qenë më e ulët pasi që ajo mund të jetë edhe më e lartë.


(Kosova Sot)

21 orë e 20 minuta më parë
16/11/18