Rusia ndaloi flamurin, por jo edhe Kosovën, Era Istrefi fantastike në Moskë (Foto)

  • 15 July 2018 - 16:56
Rusia ndaloi flamurin, por jo edhe Kosovën, Era Istrefi fantastike në Moskë (Foto)

Këngëtarja kosovare Era Istrefi ka performuar në ceremoninë mbyllëse para finales së Kupës së Botës në Rusi të dielën, në njërën prej ngjarjeve më të mëdha në botën e futbollit, ku flamuri i Kosovës u ndalua të valviste.

Era Istrefi e performoi këngën “Live it Up”, bashkë me aktorin dhe këngëtarin e mirënjohur botëror Will Smith dhe Nichky Jam, gjysmë ore para fillimit të ndeshjes finale mes Francës dhe Kroacisë.

Ceremonia mbyllëse u mbajt në stadiumin e kryeqytetit rus Moskë “Luzhniki Arena”, i cili është stadiumi kombëtar i Rusisë, para hic më pak se 81 mijë spektatorëve.

Finalja mes Francës dhe Kroacisë do të nisë në orën 17:00.

 

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)