Casillasi e kritikon VAR-in

  • 16 July 2018 - 09:49
Casillasi e kritikon VAR-in

Franca e mposhti dje Kroacinë në finalen e Botërorit me rezultatin 4-2. Kishte momente protestimi kur u akordua penalltia pas prekjes me dorë të Perisicit.

Iker Casillas dhe Luis Suarez menjëherë kanë filluar me kritikat e tyre për VAR-in.

Legjenda e Real Madridit shkruajti në twitterin e tij personal: “Sinqerisht, nuk e kuptoj mënyrën e përdorimit të VAR-it”. 

Image

“Gjyqtari e ndalë lojën për një ndërhyrje të parregullt në Griezmannin e cila nuk ishte, pasta goli i Francës vjen nga ai aksion dhe asgjë nuk ndodhë”. 

Image

Ndërkohë lojtari i Barcelonës ka reaguar në postimin e Casillasit kështu: “E keni me të drejtë Iker, po ashtu edhe pozita jashtë lojës e Pogbas që ishte gjatë lojës”. 

(Kosova Sot)