Ja ku do t’i dërgoj parat e fituar pas Botërorit Mbappe

  • 16 July 2018 - 10:27
Ja ku do t’i dërgoj parat e fituar pas Botërorit Mbappe

Kylian Mbappe ka fituar një respekt nga e gjitha bota pas paraqitjeve të tij në Botërorin Rusia 2018, ndërsa parat që i ka fituar pas triumfit kundër Kroacisë me rezultatin 4-2, nuk do t’i ndalë për vete.
 

Francezi i cili shënoi katër gola me Francën në Kampionatin Botëror, ka vendosur që t’i dhuroj parat e fituar për bamirësi që ofron instruksione sportive falas për fëmijë me aftësi të kufizuara që kanë dëshirë sportin.

 

Mbappe ka fituar 300,000 mijë euro pas fitores së Kampionatit Botëror dhe prite t’i dhuroj për bamirësi në organizatën ‘Premiers de Cordee’, e cila ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara. 

(Kosova Sot)