Botërori i rrjeteve sociale, çfarë ndodhi jashtë fushave

  • 16 July 2018 - 23:05
Botërori i rrjeteve sociale, çfarë ndodhi jashtë fushave

Botërori nuk pati fitues vetëm nga ana sportive. Rrjetet sociale, interneti në përgjithësi është një prej fituesve të tjerë. U shpërnda me shpejtësi marramendëse kënga e tifozëve anglezë: “Football is coming home again.”

U këndua në sheshe e rrugë, u këndua edhe në stadium.

E më pas, u shfaq ironia e anglezëve. Në një stacion treni në Nottingham, tabela që duhet të tregojë oraret e mbërritjes, duke iu referuar kupës së botës thotë se ajo vonohet, por pritet në 2022.

Një modë e re festimi erdhi pikërisht nga Anglia. Hedhja në ajër e gotave të birrës në rast goli.

 Botërori i Rusisë do të mbahet mend edhe për simulimet e Neymar. E gjithë bota u tall me të.

Për tu ironizuar ishte edhe Diego Maradona.

 Japonezët dhanë një shembull të jashtëzakonshëm qytetarie kur pastruan shkallët e stadiumit.

Ndërsa shembulli që futbolli bashkon erdhi nga meksikanët që shpallën vëllazërinë me Koreanët sepse këta të fundit skualifikuan Gjermaninë.

Mund të thuhet pa frikë që ky i Rusisë ishte botërori më i bukur i të gjitha kohërave.

 

 

(Kosova Sot)