Portieri i Kombëtares në shitje, mund të transferohet në Francë

  • 17 July 2018 - 22:05
Portieri i Kombëtares në shitje, mund të transferohet në Francë

Portieri i Atalantas dhe njëkohësisht i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, mund të transferohet në Francë. Ekipi që po interesohet për gardianin është Lile.

Sipas asaj që raporton “Sportitalia”, klubet kanë nisur bisedimet për lojtarin. 

29-vjeçari u bashkua me Atalantën nga Lacio. Në fillim ai shkoi si i huazuar por më pas u ble për 5 milionë euro. 

Berisha numëron 47 paraqitje me përfaqësuesen tonë.


 

 

(Kosova Sot)