Lamtumirë Gatusso, mirë se vjen Conte

  • 18 July 2018 - 09:41
Lamtumirë Gatusso, mirë se vjen Conte

Milan mund të ndryshojë trajnerin para fillimit të sezonit të ri

Skuadra italiane, Milan po mendon që të shkarkojë trajnerin Gennaro Gattuso, pa filluar ende sezoni i ri.

Sipas Sport Mediaset, pronaret e rinj të Milanit, Elliott Management janë duke menduar që në krye të skuadrës të sjellin trajnerin, Antonio Conte.

Italini edhe në të kaluarën kishte qenë i lidhur me Milanin, por kishte preferuar skuadra tjera.

Conte ditë më parë u shkarkua pas dy vitesh nga Chelsea, pas rezultateve të dobëta dhe mbetjes jashtë Ligës së Kampionëve.


(Kosova Sot)