Besa FamGas, skuadra më me fat në short

  • 18 July 2018 - 09:58
Besa FamGas, skuadra më me fat në short

?Kampionia në hendboll, Besa FamGas është vlerësuar skuadra më me fat e Kosovës në shortin e hedhur të martën në Vjenë të Austrisë për edicionin e ri të garave evropiane: Kupës EHF dhe Kupës Sfiduese.
Pos Besës, kampione në konkurrencë të meshkujve, rivalët i kanë mësuar edhe katër skuadrat e tjera: Prishtina e Kastrioti te meshkujt dhe Istogu e Shqiponja të femrat.

Besa për rivale në Kupën EHF do të ketë BSB Batumi nga Gjeorgjia.

Për trajnerin e Besës, Arben Muqolli kalimi në raundin e dytë kualifikues të Kupës EHF, është i mundshëm.

"Mendoj se kemi pasur më së shumti fat nga të gjitha ekipet e Kosovës. Besoj se kemi goxha gjasa që të kalojmë tutje. Është mirë që ndeshjen e parë do ta luajmë në udhëtim, sepse ka vite që ndeshjen e parë e luajmë në Pejë", ka thënë Muqolli.


(Kosova Sot)