Ancelotti kërkon Di Marian te Napoli

  • 18 July 2018 - 10:00
Ancelotti kërkon Di Marian te Napoli

Carlo Ancelotti thuhet se dëshiron të sjellë në Napoli diamantin e Paris Saint-Germain.

Megjithatë, paga vjetore prej 10 milionë euro do të ishte një problem për transferimin e Angel di Marias.

Partenopeit po kërkojnë të që këtë sezon t’i japin fund dominimit disavjeçar të Juventusit dhe të fitojnë Scudetton.

Tani Corriere dello Sport po raporton se Carlo Ancelotti po këmbëngul që ta sjell në radhët e veta yllin argjentinas.

Theksojmë se dyshja ka punuar së bashku në Real Madrid, në një periudhë në të cilën 30-vjeçari luajti ndoshta futbollin më të mirë të karrierës.

Di Maria deri më tani ka pasur 87 paraqitje në të gjitha garat për parisienët gjersa ka shënuar 27 gola.

(Kosova Sot)