Interi mbetet prapa, Malcom drejt Evertonit

  • 18 July 2018 - 10:01
Interi mbetet prapa, Malcom drejt Evertonit

Duket se Interit i ka ikur nga duart sulmuesi Malcom.

Braziliani tash e disa javë ka qenë cak i zikaltërve, por ata asnjëherë nuk arritën të finalizojnë marrëveshjen.

Klubi me bazë në Milano nuk arriti të bindë Bordeaux, por klubi francez duket se menjëherë ka filluar negociatat me një klub tjetër.

Sipas Sky Sports, Evertoni është i gatshëm të paguajë 30 milionë funte (33.76 milionë euro), plus bonuset.

Duket se kjo ofertë nga anglezët është e mjaftueshme për klubin Ligue 1 dhe transferimi mund të kompletohet gjatë javës.

Vlen të theksohet se Interi iu kishte ofruar atyre huazim me të drejt blere.

Në sezonin e fundit 21-vjeçari ka shënuar 12 gola në 35 paraqitje në Ligue 1. 
 

(Kosova Sot)