Morientes: Reali duhet ta zëvendësojë Ronaldon ose me Neymarin ose me Mbappen

  • 18 July 2018 - 10:07
Morientes: Reali duhet ta zëvendësojë Ronaldon ose me Neymarin ose me Mbappen

Fernando Morientes beson se Neymari ose Kylian Mbappe duhet ta zënë vendin e Cristiano Ronaldos te Real Madridi.

Superylli portugez u largua nga Los Blancos këtë verë duke nënshkruar për kampionin e Italisë, Juventus.

Largimi i tij natyrisht se u ka hapur punë drejtuesve të klubit madrilen, të cilët duhet të gjejnë një zëvendësues të denjë.

Ambasadori i La Ligas, Fernando Morientes, në një intervistë për Goal i ka dhënë emrat e lojtarëve që mund ta zëvendësojnë Ronaldon.

“Është vështirë. Po flitet për Neymar, Mbappe, Harry Kane, (Eden) Hazard. Mendoj se do të varet nga trajneri”.

“Trajneri duhet ta japë përgjigjen për atë që do në fushë dhe për mënyrën si dëshiron të luajë”.

“Nëse më pyesni mua, unë do të dëshiroja të luaja me dy qendërsulmues dhe dy anësorë. Prandaj, për mua lojtari kyç për këtë lojë do të ishte Neymari, por edhe Mbappe”, ka deklaruar ish-sulmuesi i Realit.

Kujtojmë që Nymar u bë transferimi më i shtrenjtë kur kaloi te Paris Saint-Germaini nga Barcelona (për 222 milionë euro), derisa Mbappe i ka kushtuar kampionit të Francës plot 180 milionë euro. 

(Kosova Sot)