Cech kthehet në Chelsea

  • 18 July 2018 - 10:43
Cech kthehet në Chelsea

Petr Cech është shumë pranë kthimit te ish-skuadra e tij Chelsea

Chelsea është në kërkim të një portieri, pasi Thibaut Courtois do të largohet gjatë kësaj vere për të kaluar në Real Madrid.

Dëshira e parë e trajnerit Maurizio Sarri është Alisson i Romës, por do të kenë konkurrencë të fortë nga Liverpool.

Po ashtu edhe çmimi i brazilianit është shumë i lartë, pasi italianët duan hiç më pak se 80 milionë euro.

Në rast se dështon ky transferim, atëherë Chelsea do të tentojë rikthimin e Petr Cech, i cili ka humbur vendin e tij në Arsenal pas ardhjes se Bernd Leno, shkruan Sky Sports. 

(Kosova Sot)