Kombëtarja kroate dhuron 23 milionë euro për bamirësi

  • 18 July 2018 - 11:45
Kombëtarja kroate dhuron 23 milionë euro për bamirësi

Kombëtarja e Kroacisë ka vendosur që 23 milionë eurot e fituara nga Kupa e Botës t’i dhurojë për bamirësi

Kroacia në Kupën e Botës “Rusia 2018” arriti deri në finale, duke shënuar suksesin më të madh në histori të tyre në futboll.

Ata u mposhtën në finale nga Franca 4:2, por në shtëpi u pritën si heronj ku rreth 500 mijë qytetarë e falënderuan ekipin në rrugët e Zagrebit për emocionet që i falën gjatë një muaji.

Falë këtij suksesi, ata fituan 23 milionë euro nga FIFA.

Federata e Futbollit e Kroacisë ka vendosur që të gjithë paratë e fituara në Botëror t’i dhurojnë për bamirësi për fëmijët e varfër.

Ata me ato para do të mundësojnë që këta fëmijë të kalojnë pushimet e verës si të gjithë njerëzit e tjerë zakonshëm.


(Kosova Sot)