Thiago kthehet në Barcelonë

  • 18 July 2018 - 12:07
Thiago kthehet në Barcelonë

Thiago Alcantara është shumë pranë largimit nga Bayern Munich dhe kthimit në Barcelonë

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara nuk ka bindur në Bayern Munich që prej transferimit të tij në verën e vitit 2013.

Sipas Bild, trajneri i ri, Niko Kovac nuk është fans i tij dhe dëshiron ta shes gjatë këtij afati kalimtar.

Përfaqësuesi spanjoll ka disa oferta nga skuadra të ndryshme evropiane, por dëshira e tij është që të kthehet në Barcelonë.

Edhe katalonasit janë të gatshëm që të paguajnë shumën që kërkon skuadra gjermane për Alcantaran.


(Kosova Sot)