Alternativat e Alisson në rast se largohet nga Roma

  • 18 July 2018 - 13:20
Alternativat e Alisson në rast se largohet nga Roma

Roma është duke konsideruar Robin Olsenin, Alphonse Areolan dhe Jasper Cillessen si zëvendësues të mundshëm të Alisson Becker.

Portieri brazilian është shumë afër kalimit te Liverpoolit, por nuk përjashtohet mundësia që edhe Chelsea të futet në garë në rast se Thibaut Courtois largohet.

Por, tashmë drejtori sportiv i klubit italian, Monchi, ka filluar të mendojë për alternativat.

Sipas Gazzetta dello Sport, emri i parë në listën është portieri i Përfaqësueses së Suedisë, Olsen, i cili befasoi me paraqitjet e mira në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

28-vjeçari e mbylli sezonin e fundit me Copenhagen duke mos pranuar në 19 ndeshje gola, ndërsa vlera e kartonit të tij është rreth pesë milionë euro.

Alternativ tjetër është edhe Alphonse Areola i Paris Saint Germainit, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme, ndërsa tani me ardhjen e Gianluigi Buffon edhe vet ai është duke e menduar largimin.

Dhe në fund është Jasper Cillessen, i cili është portier i dytë te Barcelona.

Sipas GdS, Monchi është duke kërkuar një portier të mirë, por domosdoshmërish “një fenomen”. 

(Kosova Sot)