Lewandowski kërkon mbështetjen e Bayernit

  • 18 July 2018 - 13:25
Lewandowski kërkon mbështetjen e Bayernit

Robert lewandowski dëshiron të dijë nëse ende ka mbështetjen e skuadrës së tij, Bayern Munich

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski para pak javësh edhe zyrtarisht kishte njoftuar Bayern Munichun se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.

Kampioni i Gjermanisë refuzoi kërkesën e tij, por lojtari tashmë ka frikë se kjo mund t’i kushtojë këtë sezon.

Sipas Bild, lojtari ka kërkuar nga Bayerni që të dijë nëse do të ketë 100 për qind mbështetjen e klubit.

Ai ndjen se Bayerni nuk po e mbështet sa duhet edhe pse insistojnë se nuk është për shitje.


(Kosova Sot)