Alisson në Liverpool për shifër rekorde

  • 18 July 2018 - 14:10
Alisson në Liverpool për shifër rekorde

Alisson do të jetë portier i ri i skuadrës së madhe angleze, Liverpool

Liverpool dhe Roma janë shumë afër marrëveshjes për portierin e jashtëzakonshëm brazilian, Alisson Backer.

Lajmi është konfirmuar nga mediat angleze dhe ato italiane dhe zyrtarizmi pritet të bëhet në orët e ardhshme.

Alisson do të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori të futbollist, pasi për shërbimet e tij Liverpool do të paguajë 75 milionë euro.

Anglezët kështu kanë mposhtur konkurrencën e rivaleve të Premierligës, Chelsea, që po ashtu në orët e fundit kishte hyrë në garë për shërbimet e tij.


(Kosova Sot)