Reali prezanton transferimin 35 milionësh

  • 18 July 2018 - 14:25
Reali prezanton transferimin 35 milionësh

Real Madrid edhe zyrtarisht ka prezantuar transferimin e kësaj vere, Alvaro Odriozola

Mbrojtësi i djathtë spanjoll, Alvarto Odriozola sot edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist is kuadrës së madhe spanjolle, Real Madrid.

Transferimi ishte kompletuar para disa ditësh, ndërsa sot lojtari ka shkelur për herë të parë në Santiago Bernabeu me fanellën e bardhë të Kampionëve të Evropës.

Odriozola gjatë prezantimit tha se është një nder i madh që është pjesë e Realit, skuadër të cilën gjithmonë e ka ëndërruar.

Ai premtoi se do të jap maksimumin për këtë fanellë, në mënyrë që të shpaguajë besimin e dhënë nga klubi.

Odriozola u transferua nga Real Sociedad për 35 milionë euro.


(Kosova Sot)