Hazard në Madrid, Higuain në Cheslea

  • 18 July 2018 - 15:02
Hazard në Madrid, Higuain në Cheslea

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të prodhojë disa lëvizje shumë interesante, ku shumë lojtarë do të ndërrojnë skuadër

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Juventus, do të bëjë që shumë futbollistë të ndërrojnë skuadër.

Sipas Tuttosport, Real Madrid tashmë ka përzgjedhur Eden Hazardin si zëvendësues të portugezit, i cili u shit pas nëntë vitesh për 100 milionë euro.

Për shërbimet e belgut skuadra spanjolle do të paguajë 125 milionë euro.

Kjo lëvizje do të linte boshllëk në Chelsea, skuadër e cila dëshiron të transferojë sulmuesin e Juevntusit, Gonzalo Higuain, i cili ka humbur vendin në formacionin e parë shkaku i portugezit.

Italianët për shërbimet e sulmuesit argjentinas duan 60 milionë euro, 35 më pak se sa e transferuan dy vite më parë nga Napoli.


(Kosova Sot)