Modelja italiane “provokon” Ronaldon

  • 18 July 2018 - 16:23
Modelja italiane “provokon” Ronaldon

Që nga java e kaluar, kur u zyrtarizua transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi, vëmendja e opinionit sportiv është përqendruar tërësisht aty tashmë

Natyrisht që tifozët juventinë janë në “qiellin e shtatë”, pasi më në fund do të duartrokasin golat që Ronaldo do të shënojë me fanellën bardhezi dhe jo ato kundër tyre.

Së fundi mirëseardhjen portugezit ia ka uruar edhe modelja e njohur italiane Claudia Guernieri, një tifoze e spikatur e Juventusit.

Nëpërmjet një statusi në Instagram, bukuroshja ka uruar Ronaldon dhe ka postuar një sërë fotosh mjaft “të nxehta”, duke provokuar portugezin pa shkelur ende mirë në Torino.

(Kosova Sot)