“Neymari më tha gjërat të mrekullueshme për Barcelonën”

  • 18 July 2018 - 18:02
“Neymari më tha gjërat të mrekullueshme për Barcelonën”

Njëra prej fytyrave më të reja në Barcelonë këtë sezon të ri 2018/19, Arthur, ka treguar sesi bashkatdhetari i tij, Neymar, e kishte shtyrë t’i bashkohej klubit katalonas të cilin tani lojtari i Paris Saint-Germainit e braktisi një vit më parë.

Përkundër moshës së re, Arthur nuk ka frikë të luajë në “Camp Nou” dhe nuk e ka dert të krahasohet me Andres Iniestan dhe Xavin.

Ama, tani për tani, ai thjesht dëshiron të përqendrohet në shijimin e futbollit të tij dhe me shpresë të fitojë tituj.

“Fola me Neymarin dhe ai më tha gjëra të mrekullueshme për qytetin”, tha Arthur për Mundo Deportivo dhe Sport.

“Më tha se jeta është spektakolare këtu.. më tregoi vetëm gjëra të mira dhe se mendoi se do të më pëlqente këtu”, shtoi ai.

(Kosova Sot)