Interi mposhtet nga Sioni

  • 18 July 2018 - 20:49
Interi mposhtet nga Sioni

Interi është mposhtur nga klubi zviceran Sion në një ndeshje miqësore e zhvilluar të mërkurën në kuadër të përgatitjeve parasezonale në Zvicër.

Sion u duk ekip më i përgatitur fizikisht se Interi qysh nga fillimi dhe dominimin në fushë e kompletoi me golin e epërsisë që e arriti pas gati gjysmë ore lojë. Andre Luis Neitzke shënoi me kokë nga afërsia pas daljes së pa sigurt të portierit zikaltër Daniele Prandelli.

Skuadra zvicerane e nisi pjesën e dytë me nëntë zëvendësime, derisa ajo italiane me tri.

Sion u tregua ekip më i mirë në fushë edhe në pjesën e dytë dhe arriti ta dyfishoi epërsinë gjysmë ore para përfundimit të takimit, kur Baltazar shënoi nga vija e gjashtëmbëdhjetë metërshit pas një kombinimi të bukur me bashkëlojtarë.

 

Për Interin kjo ishte ndeshja e dytë përgatitore e kësaj vere, pas asaj me ndaj Luganos të shtunën e kaluar, të cilën zikaltrit e fituan me rezultat 3-0.

 

 

(Kosova Sot)