Përveç ndeshjes, Interi e humbi edhe mesfushorin e porsablerë

  • 18 July 2018 - 21:47
Përveç ndeshjes, Interi e humbi edhe mesfushorin e porsablerë

Interi humbi nga klubi zviceran Sioni, por edhe më keq e humbi mesfushorin që e transferoi këtë verë nga Roma, Radja Nainggolan.

Zikaltrit u mposhten 2-0 nga Sioni në Zvicër në një ndeshje miqësore, në të cilën Nainggolan nuk zgjati shumë.

Mesfushori belg ndeu një tërheqje muskulore pas vetëm 24 minutave lojë dhe u zëvendësua duke mos rrezikuar.

Ai u zëvendësua nga i riu Xian Emmers.

 

 

(Kosova Sot)