Përcaktohet çifti, ja me kë do të ndeshet Kukësi në turin e dytë në Champions

  • 18 July 2018 - 21:50
Përcaktohet çifti, ja me kë do të ndeshet Kukësi në turin e dytë në Champions

Tashmë është zyrtarizuar edhe ekipi që do të ndeshet me Kukësin në turin e dytë eliminator në Champions League.

Karagabu i Ansi Agollit, e mbylli pa gola sfidën e kthimit ndaj sllovenëve të Olimpija Ljubljana, dhe me këtë rezultat kalon më tej falë fitores në takimin e parë.

Azerët kishin fituar 0-1 në transfertë ndeshjen e parë, dhe tani u mjaftuan edhe me një barazim pa gola. Kukësi do të luajë ndeshjen e parë si pritës në “Loro Boriçi”, më 24 ose 25 korrik. 

UEFA ka parashikuar që ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Ligës së Kampioneve të zhvillohen më 31 korrik dhe 1 gusht. Për axhendën e plotë gjithçka do të mësohet në ditët në vijim.


(Kosova Sot)