Manchester United “peshkon” në Bayern Munich

  • 18 July 2018 - 22:41
Manchester United “peshkon” në Bayern Munich

Manchester United është duke menduar të bëjë goditje të dyfishtë për yjet e Bayern Munichut.

The Independent raporton se Jose Mourinhon dëshiron t’i sjellë në United dyshen Robert Lewandowski dhe Thiago Alcantara.

Për dyshen është raportuar se mund të largohen nga kampioni i Bundesligës gjatë kësaj vere, me Unitedin që ka shprehur interesim për ta.

“Djajtë e kuq” kishin tentuar ta sillnin Thiago Alcantaran në “Old Trafford” para se ai të kalonte në Bayern Munich nga Barcelona. Mourinho kishte shfaqur interesim për Lewandowskin sa ishte trajner i Chelseat dhe Real Madridit.

 

 

 

(Kosova Sot)