Alisson mbërrin në Angli

  • 18 July 2018 - 23:25
Alisson mbërrin në Angli

Portieri i Romës, Alisson Becker, ka mbërritur në Angli për t’i kryer testet mjekësore para se të kompletojë kalimin në Liverpool.

Skuadra e Jurgen Kloppit arriti marrëveshje me Romën për blerjen e portierit brazilian për 75 milionë euro, i cili tani pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore, raporton Sky Sports Italia.

Alisson sot pasdite u pa duke u nisur nga aeroporti i Romës, nga ku i falënderoi tifozët e Romës dhe tha se është koha për një aventurë të re për të.

 

 

(Kosova Sot)