Dënim i dyfishtë për Romën nga UEFA

  • 20 July 2018 - 19:09
Dënim i dyfishtë për Romën nga UEFA

Pronari i Romës, James Pallota, nuk do të lejohet të jetë i pranishëm në asnjë ndeshje të UEFA-s për tre muajt e ardhshëm, ndërsa Roma është gjobitur me 19 mijë euro.

Pallota është suspenduar për shkak se – pas humbjes së klubit të tij ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar – ai i kishte quajtur zyrtarët e ndeshjes “qesharakë”.

Ndërsa, klubi është gjobitur për shkak të organizimit të keq, shkallëve të bllokuara brenda stadiumit, si dhe për shkak të fishekzjarrëve që ishin ndezur nga fansat e Romës.

Ndeshja u zhvillua në Romë më 2 maj, ku Liverpooli e humbi lojën 4-2, por u kualifikua në finalë për shkak të rezultatit të përgjithshëm pas dy ndeshje 7-6.

 

 

(Kosova Sot)