Milani nis ndeshjet përgatitore me fitore

  • 20 July 2018 - 20:15
Milani nis ndeshjet përgatitore me fitore

Milani e ka mposhtur Novarën në një ndeshje përgatitore parasezonale të premten.

Milani shënoi fitore të pastër 2-0 ndaj Novarës, në ndeshjen e parë përgatitore para sezonit të ri 2018/19.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Gennaro Gattuso i shënuan Suso njëzet minuta brenda pjesës së parë dhe Davide Calabria pak minuta pa mbaruar ajo.

 

(Kosova Sot)