Pochettino fajëson Brexitin për mos transferimin e asnjë lojtari nga Tottenhami

  • 10 August 2018 - 11:28
Pochettino fajëson Brexitin për mos transferimin e asnjë lojtari nga Tottenhami

Mauricio Pochettino ka fajësuar Brexit-in për mungesën e transferimeve të Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar veror.

Spurs u bënë klubi i parë i Ligës Premier që nuk nënshkruan me asnjë lojtar në afatin kalimtar të verës që nga viti 2003.

 

Por, Pochettino, 46 vjeç, pranoi se është i lumtur me skuadrën e tanishme, pasi ata vendosën të lëvizin në stadiumin e tyre të ri muajin e ardhshëm.

Ai vuri në dukje vendimin e Britanisë për të lënë tregun e vetëm si një nga arsyet pse ka më pak transferime të bëra.

Pochettino është i lumtur që ka arritur t’i mbaj yjet në skuadër (Getty Images)

“Ndërtuam një stadium që është pothuajse 1 miliard funte. Kjo është e vërtetë, nuk besoj në 400 milionë funte”, ka thënë fillimisht Pochettino.

“Pastaj me Brexit është më keq, sepse kostoja e transferimit është për 30 për qind më shumë, dhe pastaj mbajtëm lojtarët më të mirë”.

“Për mua, duhet të jemi të guximshëm”.

 

“Sigurisht ndoshta në mendjen e të gjithëve do të thonë: ‘Oh Tottenham nuk e ka nënshkruar asnjë lojtar’ – por nuk duhet të nënshkruash me dikë vetëm për hir të nënshkrimit?”, përfundoi argjentinasi.

(Kosova Sot)