Arbër Zeneli e fillon më fitore sezonin në Holandë - Sport - Kosova Sot
Arbër Zeneli e fillon më fitore sezonin në Holandë

Arbër Zeneli e fillon më fitore sezonin në Holandë

Sulmuesi i Kosovës ka qenë pa dyshim lojtari i ndeshjes sonte ku skuadra e tij luajti si mysafire e PEC Zwolle në Holandë

Arbër Zeneli ka shënuar gol dhe ka asistuar në ndeshjen e parë të SC Heerenveen kundër PEC Zwolle.

Zeneli ka asistuar në golin e parë për Thorsby, cili shënoi në minutën e 32’të.

I njëjti lojtar kishte shënuar gol edhe në minutën e 39’të derisa golin e tretë për Heerenveen e ka shënuar pikërisht sulmuesi kosovar nga një pozitë e vështirë.

Vendasi shënua dy gola dhe të dytë nga penalltia, njërin në minutën e 28’të dhe tjetrin në minutën e 56.

Vlen të theksojmë se Heerenveen nga minuta e 55 luajti me një lojtar më pak pasi që Thorsby u ndëshkua me të kuq.

Përndryshe sot në Holandë ka filluar liga elitë pikërisht me ndeshjen PEC Zwolle – SC Heerenveen.

Ndryshe, Arbër Zeneli deri në fund të gushtit mund të ndërrojë skuadër pasi që disa skuadra italiane kanë shprehur interesim për të!

 

(Kosova Sot)

14 orë e 26 minuta më parë
20/08/18