Xhaka do të jetë problem i madh për Arsenalin!

  • 15 August 2018 - 15:44
Xhaka do të jetë problem i madh për Arsenalin!

Granit Xhaka edicionin e kaluar ka qenë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Arsenalit.

Mirëpo ky vit nuk ka nisur mbarë për përfaqësuesin e Zvicrës.

Mediat britanike e kanë vënë në dyshim vazhdimin e kontratës së këtij të fundit me “topçinjtë”. Skuadra e Unay Emeryt humbi në takimin e parë të edicionit të ri të Premier Ligës 0-2 nga Manchester City, derisa ka shtyrë skeptikët e futbollit dhe tifozët e “Gunners”, që të shprehin prognozat lidhur me performancat e tij gjatë këtij edicioni.

Mesfushori shqipëtar ka qenë i kritikuar tejmase në ndeshjen e parë, derisa mbetet të shihet se si do të paraqitet në vazhdim.

(Kosova Sot)