Ja pse Courtois nuk do të debutojë sonte në Superkupën e Evropës

  • 15 August 2018 - 15:56
Ja pse Courtois nuk do të debutojë sonte në Superkupën e Evropës

Portieri i ri i Real Madridit, Thibaut Courtois, do të duhet të pres ende për të bërë debutimin me skuadrën e tij të re për këtë sezon. Ai nuk do të debutojë sonte kundër Atletico Madridit në Superkupën e Evropës pasi që Real Madridi nuk e ka regjistruar për këtë ndeshje brenda afatit kohor.

Portieri belg u transferua në Real Madrid për 35 milionë euro dhe këtë jave ka qenë duke ushtruar së bashku me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen kundër ish-klubit të tij, Atletico Madridit.

Megjithatë, ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës që të përballet me rivalët e qytetit, pasi që ai nuk ishte regjistruar në UEFA për këtë ndeshje brenda afatit kohor. Kështu që sonte, portën e Real Madridit do ta mbrojë Keylor Navas.

26-vjeçari kishte qenë mjaft i lidhur edhe me Atletico Madridin, pasi që kishte shpenzuar aty tri sezone si huazim. Për këtë arsye, tifozët e klubit janë duke planifikuar mënyra të ndryshme për t’iu hakmarrë portierit.

 

(Kosova Sot)