Presidenti i Napolit i ofendon tifozët: Ata janë ose të çmendur, ose të droguar

  • 15 August 2018 - 15:57
Presidenti i Napolit i ofendon tifozët: Ata janë ose të çmendur, ose të droguar

Lufta mes Presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, dhe një pjesës të tifozëve të klubit ka vazhduar me deklaratat e tij të fundit, ku i cilëson si hipokritë tifozët e Napolit.

Marrëdhëniet mes tij dhe disa tifozëve nuk kanë qenë të mira për një kohë të gjatë, por tani, me deklaratat e tij të fundit, ato kanë arritur një nivel edhe më të keq.

Pasi konfirmoi se klubi ishte duke tentuar të transferonte lojtarë të rinj, De Laurentiis i ofendoi tifozët e klubit të tij, duke thënë se ata i blejnë fanellat e falsifikuara.

“Pse po vazhdojmë të flasim për transferime? Nëse ata, tifozët, dëshirojnë, do të na kritikojnë se nuk i kemi transferuar lojtarët që i kanë kërkuar ata. Ata dëshirojnë që unë të shpenzoj miliona euro për lojtarë të rinj por pastaj blejnë fanella të falsifikuara, i blejnë produktet tona në tregun e zi dhe hynë në stadium pa paguar. Ata janë ose të çmendur, ose të droguar”,  ka thënë De Laurentiis.

 

(Kosova Sot)