Arbnor Muja kalon nga Trepça ’89 te Eintracht Braunschweig

  • 15 August 2018 - 16:35
Arbnor Muja kalon nga Trepça ’89 te Eintracht Braunschweig

Talenti kosovar Arbnor Muja ka njoftuar se karrierën si futbollist do ta vazhdojë në Gjermani te klubi Eintracht Braunschweig.

Klubi aktualisht gjendet në ligën e tretë gjermane, ndërsa ai largohet nga Trepça ’89 për të nënshkruar për dy vite me klubin gjerman.

Muja ka falënderuar ish-skuadrat e tij si Bardhi, Trepça dhe Trepça ’89.

“Shoqëri, familjarë, dashamirë të sportit, përmes këtij postimi desha të ju njoftoj, që sot kam nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin gjerman Eintracht Braunschweig”.

“I falënderoj te gjitha klubet ku u zhvillova si futbollist K.F Bardhi , K.F Trepça , dhe se fundmi K.F Trepça 89 FC,  po ashtu të gjithë ata që më përkrahen dhe me ndihmuan gjatë këtij rrugëtimi. Iu jam mirënjohës të gjithëve”.

“Falënderim i veçantë për menaxherët e mijë, Nikolla Paloka dhe Mentor Prekazi që ma dhanë mundësinë të paraqitem në arenën e Bundesligës”, ka shkruar Arbnor Muja në facebook. 

 

(Kosova Sot)