Toni: Higuain do të shënojë më se shumti gola në Serie A

  • 15 August 2018 - 17:32
Toni: Higuain do të shënojë më se shumti gola në Serie A

Fituesi i Botërorit, Luca Toni ka parashikuar që sulmuesi i Milanit Gonzalo Higuain do të jetë kampion me gola këtë sezon

Argjentinasi ju bashkua Milanos si huazim nga Juventusi me opsion blerje dhe do të jetë në garë për këpucën e artë italiane kundër Cristiano Ronaldos, Mauro Icardit dhe top golashënuesve të tjerë në Serie A.

“CR7 është një nënshkrim i të 90’ve”, tha Toni që ka fituar dy herë këpucën e artë në Itali, për Tuttosport.

“Me Ronaldon, Juventusi ka lënë pas klubet e tjera me transfere të mëdha. Interi ka punuar me të vërtetë mirë pasi që ka transferuar De Vrij, Asamoah si transfere të lira, pastaj Nainggolan, Keita, etj.

“Në të njëjtën kohë, Higuain do ti jep kualitet tjetër Milanit. Ronaldo, Hiaguain dhe Icardi pres që të shënojnë mbi 30 gola në ligë. Do të jetë një luftë interesante, të dy argjentinasit janë super yje dhe ‘kafshë’ brenda zonës se rreptësisë”.

“Një parashikim? El Pipita do të jetë kampioni”, ka thënë ai.

 

(Kosova Sot)