Presidenti i Napolit kërkon që të pezullohen nga Liga e Kampionëve Roma dhe Liverpooli për këtë arsye

  • 17 August 2018 - 14:09
Presidenti i Napolit kërkon që të pezullohen nga Liga e Kampionëve Roma dhe Liverpooli për këtë arsye

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka lëshuar një interviste interesante për Gazzeta dello Sport duke thënë se Liverpooli dhe Roma kanë të njëjtin pronar.

“E kam një ndjenjë se Roma dhe Liverpooli e kanë një pronar të përbashkët. Më ka thënë dikush para një kohe dhe nëse kjo është e vërtetë atëherë këto dy klube duhet të pezullohen nga Liga e Kampionëve”, ka thënë italiani.

Sipas UEFA-së, dy klube që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe kanë të njëjtin pronar nuk lejohen.

Nuk ka ndonjë evidencë se klubet kanë pronarin e njëjtë.

Liverpooli ka nënshkruar me dy lojtarë nga Roma në vitin e fundit, Mohamed Salahin dhe Alisson Beckerin dhe ky mund të jetë dyshimi i vetëm. 

(Kosova Sot)