Allegri: Ronaldo luan si titullar në ndeshjen e parë ndaj Chievos

  • 17 August 2018 - 14:30
Allegri: Ronaldo luan si titullar në ndeshjen e parë ndaj Chievos

Massimiliano Allegri ka folur për ndeshjen e parë të Juventusit në sezonin e ri në Serie A, që e luajnë ndaj Chievos.

Juventusi është mysafirë i veronezëve në takimin hapës të sezonit të ri në Serie A, pasi udhëtojnë drejt Marc’Antonio Bentegodit në ndeshjen e cila fillon nga ora 18:00.

Për këtë ndeshje ka folur trajneri Allegri, i cili ka zbuluar se Ronaldo do ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa ka zbuluar edhe pesë titullar tjerë.

“Ky do të jetë një sezon shumë interesant i Serie A, me shumë lojtarë të mëdhenj përreth, dhe ne kemi një prej tyre, Cristianon”.

“Cristiano do ta bëjë nesër debutimin me ne në Serie A”.

“Konfirmoj se titullar nesër do të jetë edhe Szczesny, Chiellini, Pjanic, Cancelo dhe Alex Sandro”.

“E di se ne jemi favoritët kryesor të Serie A, por ky sezon do të jetë më i vështirë me shumë kundërshtar të fortë”.

“Ne duam të fillojmë sezonin me fitore”, ka thënë Allegri në konferencën për shtyp. 

 

(Kosova Sot)