Werner, Rodrigo ose Icardi – njëri nga këta tre shikohet si pasues i Ronaldos te Real Madridi

  • 17 August 2018 - 14:56
Werner, Rodrigo ose Icardi – njëri nga këta tre shikohet si pasues i Ronaldos te Real Madridi

Real Madridi ka përpiluar një listë me tre emra të qendërsulmuesve dhe njërin nga ta synon ta transferojë para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Klubi mbretëror përfundimisht do të lëviz drejt transferimit të një sulmuesi për të mbuluar boshllëkun e lënë prej 50 golash nga Cristiano Ronaldo, i cili kaloi te Juventusi para disa javësh.

Reali është lidhur me një numër të madh sulmuesish si Kylian Mbappe, Robert Lewandowski, Edinson Cavani dhe Harry Kane, por disa mbahet shumë shtrenjtë dhe disa nuk lejohen nga klubet e tyre të largohen.

Megjithatë, gazeta spanjolle AS ka përpiluar tre emra sulmuesish si Timo Werner, Rodrigo Moreno dhe Mauro Icardi, të cilët janë objektiva më real për tu transferuar.

Vija sulmuese aktuale e Realit me Gareth Bale, Karim Benzema dhe Marco Asensio kanë shënuar së bashku 44 gola në sezonin e fundit dhe këta së bashku nuk do mund ta mbulojnë boshllëkun e Ronaldos.

Në bankën rezervë, Julen Lopetegui ka opsione si Borja Mayoral, Raul de Tomas, Vinicius Jr dhe Lucas Vazquez, por asnjëri nga këta nuk mund ta marr në duar i vetëm vijën sulmuese.

Kështu, gjermani Werner shihet si një djalosh me të ardhme të madhe dhe tashmë është betonuar edhe si numër 9 te Gjermania. Reali është duke e ndjekur atë tash e disa kohë, pasi ai garanton gola, ku përkundër moshës ka shënuar 42 gola në dy sezonet e fundit me RB Leipzig.

 

Rodrigo është produkt i akademisë së Realit dhe pas eksperiencave te Benfica dhe Valencia, ai është pjekur dhe do ishte ideal për lojën e Lopeteguit, marr parasysh edhe ndeshjet e luajtura në Botëror me Spanjën.
Në sezonin e fundit ai ka shpërthyer duke shënuar 19 gola në 44 ndeshje te Valencia dhe përkundër klauzolës prej 120 milionë euro, ai do mund të transferohej për 80 milionë.

Icardi është sulmuesi me profilin e golashënuesit të lindur dhe do t’i garantonte më së shumti gola Real Madridit. Por, transferimi i tij do të jetë i vështirë pasi afati kalimtar veror në Itali mbyllet sot (e premte). 

(Kosova Sot)