Real Madridi e raporton Interin në FIFA

  • 17 August 2018 - 15:33
Real Madridi e raporton Interin në FIFA

Real Madridi e ka raportuar zyrtarisht Interin në FIFA për shkak se klubi spanjoll e konsideron ilegale interesimin e Interit për Luka Modricin.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, më herët i ka thënë Interit se ylli kroat kushton 750 milionë euro, dhe se në kontratën e tij ka ende dy vite

Raportimin e Interit e ka konfirmuar zëdhënësi i FIFA-së në ESPN FC.

Reali është ankuar për shkak se klubi nga Milano është interesuar për Modricin dhe ka tentuat ta joshë atë pa dijeninë e madrilenëve.

Afati kalimtar i transferimeve në Seriea A mbyllet sot në ora 20:00, dhe kalimi i Modricit në Inter është gjithnjë e më i vështirë për t’u realizuar.